“Turqia nuk do te zvogeloje numrin e trupave te saj, te inkuadruar brenda KFOR-it”, ka deklaruar ne Prizren komandanti i kontingjentit turk, Yahya Bacak.

“Per sa kohe nuk do te kete ndonje kerkese zyrtare te NATO-s per reduktim te ushtareve, ne do te vazhdojme te ndihmojme Kosoven”, ka deklaruar komandanti Bacak.

Ai ka shtuar se Turqia eshte duke punuar edhe per rimekembjen ekonomike te Kosoves. Turqia ka 650 ushtare ne Kosove, qe jane vendosur ne kazermen “Sulltan Murat” ne Prizren.

Top Channel