Termeti, BE dergon eksperte per ndertesat
13/04/2009 11:00
Ne zonat e prekura nga termeti ne Itali po pershpejtohen operacionet e kontrollit per qendrueshmerine e ndertesave, qe u demtuan nje jave me pare.
Trupet e mbrojtjes civile thone se javen e ardhshme specialisteve italiane do t’u bashkohen ne Abruzzo edhe tete eksperte qe do te vihen ne dispozicion nga Bashkimi Evropian. Gjermania, Greqia, Holanda, Polonia, Sllovenia, Suedia, Spanja, Portugalia, Franca dhe Austria, kane paraqitur nje liste me emra profesionistesh, qe mund te ndihmojne ne verifikimin e demeve.
Nderkaq, situata eshte perkeqesuar ne tendat e ngritura per te pastrehet, qe po furnizohen me mbulesa dhe soba per te perballuar te ftohtin.
Top Channel