Shqiperia dhe Kosova duhet te ecin perpara se bashku drejt zhvillimit dhe Bashkimit Evropian.

Ka qene ky perfundimi ne te cilin kane arritur presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe pretendenti shqiptar per fronin mbreteror, Leka Zogu i Pare, i cili ndodhet per vizite ne Prishtine.

“Diskutuam se si te zhvillohemi me shpejt, te levizim me shpejt me nje Kosove dhe nje Shqiperi te pavarur, me vlera dhe identitet evropian, ashtu sic dhe jemi”, ka deklaruar Sejdiu.

Gjithashtu, presidenti kosovar ka rikonfirmuar miqesine qe ekziston mes dy vendeve, si dhe ka pershendetur serish anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

Ndersa mbreti Leka Zogu I, nga ana e tij ka falenderuar presidentin Sejdiu per pritjen dhe ka theksuar “miqesine e perhershme te dy shteteve qe po shkojne drejt se njejtes rruge”.

Top Channel