Pretendenti per fronin mbreteror, Leka Zogu i Pare nuk ka mundur te takohet me kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci, per shkak te nje gabimi ne organizimin e takimit.

Sic bejne te ditur mediat kosovare, te cilat iu referohen burimeve prane kabinetit te kryeministrit, ka qene oborri mbreteror qe ka ngaterruar axhenden, pasi takimi ishte parashikuar per diten e marte dhe jo te henen.

Megjithate, princi Leka Zogu i Dyte, i cili shoqeron te atin ne kete vizite, ka shprehur bindjen se gjerat do te sqarohen dhe se takimi do te realizohet.

Top Channel