Pretendenti per fronin mbreteror, Leka Zogu i Pare vazhdon viziten ne Prishtine, ku sot do te kete takime me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaci dhe kreun e AAK-se, Ramush Haradinaj.

Kjo eshte vizita e pare e tij ne Kosoven e pavarur. Leka Zogu eshte shprehur i sigurte se Kosova dhe Shqiperia jane te bashkuara si dy gishterinj te nje dore, qe me vone do te shkrihen ne nje.

 Ai tha se nje vije e holle ne harte qe ndan Kosoven dhe Shqiperine, nuk ka peshen e kufirit. Edhe pse vendi ku Leka Zogu I ka jetuar, Afrika e Jugut, eshte kundershtare e forte e pavaresise se Kosoves, ai paralajmeroj njohje te shtetit te ri nga vendet e Konferences Islamike.

Top Channel