Kosove, ish-pjesetaret e UCK-se ne greve urie
13/04/2009 18:25
Ish-pjesetare te UCK-se kane nisur sot pasdite nje greve urie para nderteses se qeverise se Kosoves.
Veteranet dhe invalidet e luftes kerkojne nga institucionet e Kosoves te drejtat qe ata vleresojne se u takojne.
Ata kerkojne te lirohen nga pagesa e energjise, ujit dhe sherbimeve te tjera, si dhe zbatimin e teresishem te ligjit te veteraneve.
Shoqatat e tjera te dala nga lufta kane deklaruar se solidarizohen me keto kerkesa, por jo me formen e protestes.
Top Channel