ETA planifikoi vrasjen e mbretit spanjoll

13/04/2009 13:10

Organizata terroriste baske, ETA kishte parashikuar nje atentat me rakete toke-ajer ndaj mbretit spanjoll Huan Karlos.

Detajet e komplotit jane zbuluar nga mediat vendase, te cilat iu referohen burimeve nga forcat e antiterrorit francez. Gazeta rajonale baske “El Correo” citon burime antiterroriste se planet e detajuara jane ne kompaktdisqet e gjetura ne prill te vitit 2004.

Disqet permbajne fotografi, skema dhe plane te fluturimit, te cilat eshte duke i analizuar policia franceze. Gjithashtu, ne shenjester te sulmeve te organizates ETA kane qene edhe disa anetare te qeverise spanjolle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA