Nje lloj i rralle orangutangesh jane zbuluar ne pyjet e ishullit Borneo, njoftuan shkencetaret, duke shtuar shpresat per mbijetesen e specieve.
Grupi i majmuneve u gjet pas disa informacioneve te siguruara nga banoret e zones. Shume prej mjediseve ku jetonin orangutanget ne Indonezi dhe Malajzi jane shkaterruar, pasi jane shkulur peme me qellimin qe te krijoheshin plantacione per prodhimin e vajit te palmes.
Besohet se rreth 50 mije orangutange jetojne ne kete zone. Primatet me floke te kuq u gjeten ne nje zone me male te thepisur, teper e veshtire per te depertuar. Qe te shkoje ne banesen e majmuneve duhet te ecje 10 ore me makine, pese ore me anije dhe disa ore te tjera ne kembe.
Shkencetaret gjeten me shume se 200 strofka orangutangesh. Tani ekspertet po punojne me grupet lokale per te mbrojtur zonen.
Top Channel