10 spektatore, 3 nga te cilet ne rrezik per jeten, kane mbetur te plagosur gjate turit ciklistik “Paris-Rube” qe zhvillohet cdo vit mes Frances dhe Belgjikes.
Shkak eshte bere motori qe ndiqte ciklistet, i cili u ngaterroi rrugen duke shkuar drejt turmes se spektatoreve qe po ndiqnin kalimin e ciklisteve. Aksidenti ndodhi rreth 60 kilometra nga fundi i gares. Nje prej mjeteve te organizatoreve humbi kontrollin duke shtypur nje grup tifozesh, 3 prej te cileve jane ne spital dhe rrezikojne jeten.
Mes te lenduarve edhe nje femije 4 vjecar. Nderkohe gara e gjate 259 kilometra u fitua nga belgu Tom Bonen i skuadres “Quick Step”. Italiani Filipo Pocato mori vendin e dyte ndersa norvegjezi Hushovd ishte i treti.
Top Channel