Topalli, fushate ne Shkoder
12/04/2009 19:35
Nenkryetarja e Partise Demokratike, Jozefina Topalli gjate takimeve me banoret e Postribes, Grudes dhe Gurit te Zi ne qarkun e Shkodres ka deklaruar se ne zgjedhjet e 28 qershorit, shqiptaret nuk do ta kene te veshtire te vendosin per voten e tyre.
Sipas zonjes Topalli, PD shkon ne zgjedhje me premtime te mbajtura, ndersa socialisteve u mungon alternativa e zhvillimit.
“Mbani mend qe Rama gjate dialogut te tij ne Shqiperi te kete dhene nje ide apo nje fjale qe ka mbetur ne mendjen tuaj. Ju s’mbani mend asgje sepse ai nuk ka asnje koncept dhe asnje ide, me perjashtim te nje koncepti, ate te lejeve te ndertimit”, eshte shprehur Topalli.
Top Channel