
Mijera besimtare katolike kane mbushur kishat per te festuar dhe kujtuar nje nga momentet me te rendesishem te besimit, ringjalljen e Krishtit.
Me thirrjen “Krishti u ngjall”, besimtaret kane ndjekur meshen tradicionale ne katedralen e “Shen Palit” dhe kane kryer ritet e faljes se bashku me arkipeshkevin Imzot Rrok Mirditen.
Pashket jane paraprire nga kreshma, agjerimi dhe perkorimi qe zgjat 40 dite per besimtaret katolike te cilet e privojne veten nga produktet shtazore.
Ky agjerim nis qe nga e merkura e perhimte dhe mbaron Te Dielen e Palmave, periudhe e cila kujton 40 ditet e kaluara ne shkretetire nga Jezu Krishti ne lutje dhe agjerim.
Te premten Krishti kryqezohet e me pas ndodh mrekullia, ai ringjallet.
Pas meshes tradicionale, festa vazhdon gjate dites se diel ku nuk mungon simboli i saj, veza e Pashkes.
Top Channel