Shkoder, vrau te emen, arrestohet

12/04/2009 16:45

Policia e Shkodres arrestoi nje 20-vjecar nga fshati Vallas ne komunen Ana e Malit, i cili rreth nje muaj me pare kishte vrare nenen e tij me automatik.

Ylber Tahiri, pasi kish vrare te emen, bashke me familjaret e tij e kishte mbajtur te fshehte krimin.

Burime policore thane se per shkak se ky fshat perbehet nga shume pak shtepi dhe ndodhet ne nje zone te izoluar autori dhe familjaret e tij, ja kane dale te fshehin krimin per rreth 1 muaj.

Por pas nje informacioni ne rruge operative, policia nisi hetimet duke grumbulluar te dhenat e nevojshme qe faktojne krimin e ndodhur.

Ylber Tahiri e pranoi se kishte vrare te emen, por ai tha se kjo kish ndodhur nga pakujdesia.

Megjithate policia e ka vene ate ne pranga dhe po punon per te zbuluar nese vrasja ka qene aksidentale apo ka ndodhur per motive te tjera.

Top Channel