
Ka filluar me probleme gara e pare e ketij sezoni te kampionatit boteror te motociklizmit ne Lozail te Katarit. Ne oren 19 kane startuar garat e para me kategorine 125 kubike.
Vetem pas kater xhirosh, komisaret e gares jane detyruar te pezullojne dhe te ndalojne gjithcka per shkak te reshjeve te forta te shiut qe kane vershuar mbi piste duke e bere te rrezikshme zhvillimin e metejshem te gares pasi disa pilote kane dale jashte piste.
Ka zgjatur rreth 15 minuta pezullimi dhe me pas komisaret kane vendosur te perfundojne garen me rezultatin provizor qe ishte deri ne ato momente.
Keshtu fituesi i gares se pare te kampionatit boteror te motociklizmit per kategorine 125 kubike eshte shpallur italiani Ianone i cili do te marre vetem gjysmat e pikeve duke qene se nuk eshte zhvilluar as 2/3 e gares.
Top Channel