
Zyrtare e politikane kane uruar besimtaret katolike me rastin e festes se Pashkes. Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka vizituar katedralen e Shen Palit, ne Tirane, ku ka uruar arkipeshkvin Imzot Rrok Mirdita dhe te gjithe shqiptaret per Pashket katolike.
“Urimi i Papa Bendiktit per me shume paqe, harmoni dhe mireqenie sociale, eshte edhe urimi im per te gjithe katoliket shqiptare”, u shpreh presidenti Topi.
Katedralen e Shen Palit e kane vizituar edhe kryeminitri Sali Berisha i cili krahas urimit ka shprehur gjithashtu edhe entuziazmin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO nje jave me pare.
Pak me vone selise se shenjte i jane drejtuar edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj qe beri thirrje per reflektim ne kete feste te shenuar.
Top Channel