Kriza prek edhe Pashket

12/04/2009 21:10

Dreka e Pashkes i ka vene ne veshtiresi besimtaret katolike per ta festuar ate si cdo vit tjeter me pare. Cmimet e rritura dhe kriza ekonomike duket se ka ndikuar edhe ne tryezen e Pashkes.

“Jemi pergatitur per dreken, por me shume halle, me shume probleme. Kriza eshte e madhe, njerezit jane pa pune, cmimet jane rritur ne kulm dhe nuk kane ku vene me shume”, eshte shprehur nje e moshuar.

“Kemi bere te pamunduren, nuk na mungon asnje gje, por me shume sforcim”, theksoi nje tjeter qytetar.

Ne treg, krahas produkteve te tjere, eshte rritur edhe cmimi i vezes, qe ne kete feste nuk mund te anashkalohet pasi simbolizon gjakun e Krishtit.

Besimtaret tregojne se jane sforcuar ditet e tjera te vitit per ta pritur kete dite me tryezen plot, por serish ka qene e veshtire.

“Cmimet jane te shtrenjta dhe pensioni eshte i ulet. Mua me ndihmon vajza qe kam ne Angli, me ndihmon per sevap”, tha nje pensionist.

Renien e konsumit e tregojne edhe tregtaret, qe pranojne rritjen e cmimeve, por edhe blerjet e pakta kete prag feste.

“Ne krahasim me vjet ka qene me dobet”, thote nje tregtar.

Me te njejten veshtiresi pritet te perballen edhe besimtaret ortodokse te cilet e kremtojne lindjen e Krishtit pas nje jave.

Top Channel