Ahmadinejad: Progrese nese SHBA-te ndryshojne

12/04/2009 16:25

“Nese sjellja e SHBA-ve ndryshon, do te kete progrese te rendesishme”. Keshtu eshte shprehur presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad ne nje interviste per te perjavshmen gjermane “Der Spiegel”.

Lideri iranian ka theksuar se Teherani eshte gati per dialog, por me kusht qe te behen ndryshime te rendesishme nga ana e qeverise amerikane.

“Flasim me respekt te madh per Barak Obamen, por te jemi realist. Duam te shikojme ndryshime te verteta”, ka shtuar presidenti iranian.

Ahmadinejad, megjithate, ka pohuar sersish se vendi i tij nuk ka ndermend te bllokoje programin berthamor, nje nga pikat me te rendesishme qe komuniteti nderkombetar kerkon nga ana e Teheranit.

Top Channel