Withers prezanton koleksionin e artit

11/04/2009 12:15

Ambasadori amerikan, Xhon Withers, ka prezantuar ne rezidencen e ambasades amerikane koleksion e ri te artit, kete radhe krijuar me piktura te piktoreve shqiptaro- amerikane.

Ka qene nje zgjedhje e Withers dhe bashkeshortes se tij, qe kete radhe te perzgjidhnin artiste shqiptaro- amerikane, sic tha ai, me qellim per te nxjerre ne pah trashegimin e pasur artistike te ketij kombi dhe lidhjet e ngushta qe bashkojne kulturat e dy vendeve.

“Keto piktura dhe ekzibicione, jo vetem jane vepra arti, por ato tregojne lidhjet mes dy popujve, ne nje menyre qe vetem arti mund ta shprehe me forcen e tij universale”, u shpreh Withers.

Ne kete ekspozite spikasin emrat piktoreve shqiptaro- amerikane, Gjergj Pali, Teuta Pula, Pandi Mele, Marjana Eski dhe Bashkim Zano. Kete ekspozite e ka ndjekur nga afer zonja e pare Teuta Topi si dhe artiste shqiptare.

Top Channel