
Taulanti Çerepi ka mbyllur konkurrimin e Kombëtares shqiptare të peshëngritjes në Kampionatin Evropian 2009.
Ish-kampioni i botës për U-17 në vitin 2004, ka konkurruar në baterinë “B” të kategorisë deri në 94 kg për meshkuj. Në stilin e shkëputjes, 21-vjeçari ngriti 145 kg.
Me këtë peshë ai ka qenë në nivel të njëjtë me norvegjezin Per dhe hungarezin Kser dhe klasifikimi është vendosur sipas peshës trupore.
Çerepi e mbylli shkëputjen në vendin e dytë, pas Kser, sepse peshonte afro 2 kg më shumë. Në shtytje, paraqitja e tij nuk ishte nga më të mirat, duke ngritur “vetëm” 180 kg. Me këtë rezultat ai u rendit i treti. Çerepi ishte i treti edhe në dygarësh, pas çekut Çibulka dhe norvegjezit Per.
Gjithsesi, paraqitjet e tij linin mjaft për të dëshiruar, kur krahasohen me ato të konkurrentëve në baterinë “A”.
Top Channel