Deri dje Greqia i shihte si dicka te huaj ngjarjet e ngjashme ne shkollat e Gjermanise, Finlandes apo te SHBA-se ne vitet e fundit.

“Indiferenca e shoqerise greke, izolimi ne vetvete dhe perbuzja, mbushen pistoleten qe ai shkrehu ndaj bashkestudenteve te tij dhe kalimtareve te rastit, por mbi te gjitha dhuna ne shkollat greke e cila sipas statistikave te fundit ka pesuar nje rritje galopante”, thone specialistet.

Mbi 23% te nxenesve dhe studenteve ka marre pjese ne nje konfrontim te dhunshem. Nje ne dhjete vete ka qene viktime e dhunes. 30% kane qene deshmitare te akteve te dhunshme midis grekeve dhe emigranteve te huaj. 58%  e nxenesve ne qytetin e Selanikut jane deshmitare te dhunes ne shkolla dhe jashte saj dhe 39% ne Athine. Perballe problemeve te tilla, sidomos ne femijet e emigranteve te cilet rriten ne nje ambient te privuar nga mireqenia, shpeshhere te zhgenjyer dhe te menjanuar nga rrethi shoqeror.

Psikologet dhe sociologet vendas bejne thirrje per nje shoqeri qe nuk do e beje veshin e shurdhet ndaj kerkesave te tyre dhe do te krijoje mundesi te barabarta per te gjithe pa asnje dallim. “Perndryshe tragjedia e djeshme do te kete edhe precedente te tjere”, paralajmerojne ata.

Top Channel