Ronaldo: Do ta ndihmoj Adrianon

11/04/2009 15:20

Adriano vazhdon te jete ne qender te vemendjes per shkak te krizes personale qe po kalon.

Shoke, trajnere dhe tifoze te thjeshte i kerkojne atij qe te mos e braktise futbollin per t’u rikthyer serish “Perandor”. Mes miqve te tij me te ngushte qe po i kerkon nje gje te tille eshte edhe Ronaldo, i rilindur me fanelen e Corinthias ne Brazil. “Eshte nje moment i veshtire per te. Une do bej cfare te jete e nevojshme per ta ndihmuar por ne menyre private. Nuk do jem nje nga ata persona qe e gjykojne”, shprehet sulmuesi brazilian.

Pak dite me pare, Adriano njoftoi se po mendon te braktise perfundimisht futbollin per shkak te problemeve personale. Kontrata e tij me Interin ka shume mundesi te prishet qe ne fund te sezonit, pavaresisht vendimit qe Adriano do te marre.

Top Channel