
Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, ishte ne nje takim me banore te Fushe-Krujes, ku prezantoi kandidatin per deputet Agim Xheka.
Nen slloganin eshte koha per veprim zoti Meta tha se Shqiperia kerkon nje politike qe punon per Shqiperine. Zoti Meta tha se Shqiperia ka hyre ne krize nga i njejti njeri qe e la ne krize ne vitin 97.
“Eshte koha per te shpetuar bujqesine nga katastrofa ku e ka zhytur braktisja dhe harresa e kesaj qeverie. Vetem ne mund ta nxjerrim vendin nga kjo gjendje”, u shpreh Meta.
LSI, – tha Meta, – eshte nje alternative progresiste, e cila do te garantoje punesim per te gjithe shqiptaret qe duan te jetojne me pune te ndershme.
Duke u ndalur tek bujqesia, zoti Meta, tha se partia e tij do te nxise politika per daljen e bujqesise nga kriza permes krijimit te industrise agro-perpunuese.
Top Channel