Lesi: Gjykata e Larte, dy standarde

11/04/2009 15:25

Deputeti, Nikolle Lesi, reagon pas vendimit te nje dite me pare te Gjyaktes se Larte qe cliroi ministrin Basha nga procesi gjyqesor, me argumentin se jane shkelur afatet hetimore.

Zoti Lesi qe ka te njejtin precedent me kete gjykate ne vitin 2004, thote se ajo ka aplikuar dy standarte, kur sjell ne vemendje rastin e tij, dhe ate te nje dite me pare.

“Kjo Gjykate e Larte ka dy standarte, pasi me pare ka bere ndjekjen time penale per nje akuze qesharake dhe po dje dha nje version tjeter. PD duhet ta denoje Gjykaten e Larte dhe jo ta pershendese”, u shpreh Lesi.

Deputeti, Nikolle Lesi, gjithsesi sjell ne vemendje se trupa gjykuese mbi 50% eshte ajo qe ka qene kur kjo gjykate i kerkoi kuvendit heqjen e imunitetit te tij ne vitin 2004.

“Trupa gjykuese ne shumicen e saj ka persona qe kane qendruar edhe ne kohen e pushtetit te Nanos edhe tani”, theksoi Lesi.

Deputetet fillimisht i pavarur dhe me pas demokristian nga viti 97 dhe deri ne vitin 2005, zoti Lesi u deklarua ne koalicion me PD 4 vjet me pare.

Vetem dy muaj e gjysme para zgjedhjeve zoti Lesi nuk zbulon se ne cilin koalicion do te rreshtohet, por e ngushton disi enigmen kur thote se do te beje koalicion me nje parti te madhe, duke u rreshtuar me progresistet.

“Une do te jem perkrah nje parti politike te madhe pas 13 majit. Ju them me bindje se une do te jem me progresistet”, u shpreh Lesi.

Top Channel