Kampionati i Hipizmit, Brahimi fiton garen e pare

11/04/2009 21:00

Gazmend Brahimi i Akademise se Hipizmit Tirane eshte fituesi i etapes se pare te Kampionatit Shqiptar te Hipizmit, i cili ka startuar diten e shtune.

Ai mori dy vendet e para me dy kuajt e tij, Kolani dhe Cipi te rraces gjermane Hanover, ne garen hipike me pengesa. Nderkohe vetem ne vendin e trete u rendit kampioni i vitit te shkuar Asmer Bilali i skuadres se Shkodres. Bilali regjistroi kohen e trete me te shpejte ne finalen kur pengesat ishin te kronometruara.

Ndryshe nga nje vit me pare, ne kete sezon kampionati ka filluar disi me vonese, ashtu si thone dhe vete organizatoret te cilet e kishin parashikuar etapen e pare ne muajin mars, por kane qene kushtet jo te mira klimaterike qe kane ndryshuar programin. Megjithate ne kete sezon edhe pjesemarrja ishte me e madhe. 13 kalores moren pjese ne kete etape qe eshte e para nder 10 qe pretendohet te zhvillohen gjate ketij viti ne disa qytete te ndryshme.

Gjithashtu presidenti i federates, Edmond Hali ka deklaruar se po punohet qe ne fund te sezonit fituesi mund te marre pjese ne nje aktivitet jashte vendit edhe pse sipas tij, kaloresit nuk jane ne nivele profesionale. Nderkohe per sa i perket kuajve pjesemarres, specialistet i vleresojne si nder rracat me te mira, duke vecuar ato gjermane, Hanover, Holshejnt dhe Oldenburg. Ne kete gare te pare nuk ka munguar dhe prania e rraces shqiptare e shartuar me rracen arabe dhe Nonjus, qe ishin te skuadres se Shkodres.

Top Channel