
Termocentrali i Vlores, me kapacitet 100 MW ka marre aprovimin e Entit Rregullator te Energjise Elektrike-ERE, per te nisur normalisht punen.
Licenca eshte miratuar me 3 mars nga Bordi i Komisionereve te ERE-s dhe ligjeron aktivitetin e TEC-it per prodhimin energjise elektrike, me lende te pare naften. Mesohet se punimet kane perfunduar plotesisht, kurse pas testeve qe po kryhen tani, prodhimi i energjise do te nise ne mesin e muajit qershor.
Nga te dhenat qe paraqet zyrtarisht ERE, mesohet se “dokumentacioni i drejtuesve te KESH-it, te cilet kane ne varesi Drejtorine e TEC-it te Vlores, jane permbushur ne pergjithesi te gjitha detyrimet teknike, pervec asaj financiare, e cila eshte shtyre per t’u paguar ne nje kohe tjeter.
Kapaciteti prodhues i TEC-it ne fillim do te jete rreth 2.4 milione kilovat/ore energjie elektrike. Debatet per ndertimin e TEC-it nga banoret e Vlores dhe shoqatat ambientaliste lidheshin me impaktin ne mjedis, pasi energjia do te prodhohej fale perdorimit te naftes.
Top Channel