Aksident ne Shkoder, 1 viktime dhe 1 i plagosur
11/04/2009 21:50
Nje aksident i ndodhur ne Shkoder i ka marre jeten nje personi, ndersa nje tjeter eshte plagosur.
Ngjarja ndodhi ne Beltoje ku shtetasi Biter Taraveci nuk mundi t’i mbijetonte aksidentit me motorr, ndersa 27 vjecari Rezart Bimi ka ngelur i plagosur. Sipas te dhenave te para, dy te aksidentuarit udhetonin me motorr dhe ata jane plagosur nga nje makine.
I plagosuri eshte transportuar me urgjence ne Spitalin e Shkodres ku ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia po punon per te zbardhur shkaqet e aksidentit dhe personat qe ndodheshin ne makine gjate momentit te perplasjes.
Top Channel