Piquet shperthen: Renault mendon vetem per Alonson

10/04/2009 17:55

Kohe te veshtira per Renault ku kane plasur kontradiktat mes piloteve. Pas dy vjetesh ne skuderine franceze, Nelsinho Piquet shperthen kunder vendimit te shoqerise per te favorizar Alonson.

Ne nje interviste dhene per revisten “F1 Racing” braziliani nuk kursehet, duke akuzuar drejtuesit e Renault per njeanshmeri te theksuar. “Alonsos i kane dhene cdo atribut ndersa mua asnje”, shprehet piloti, duke shtuar se gjate testeve dimerore ka qene Alonso ai qe ka provuar me shume makinen.

“Skuderia ishte dakort qe ai te testonte me shume makinen sepse ishte i bindur qe zhvillimi i makines mund te arrihej ne nje kohe me te shkurter. Briatore nuk eshte neutral”, vijon Piquet.

Ne fund te intervistes, ai akuzon ish kampionin e botes, duke thene se pavaresisht avantazhit qe ka, ai mendon te largohet nga Renault. “Prej kohesh thuhet se deshiron te shkoje tek Ferrari, ndoshta do ta gjeje nje justifikim per t’u larguar”, thekson braziliani.

Top Channel