
Mesazhet ne distance mes Adrianos dhe Interit vazhdojne te zene vendin kryesor ne e shtypit sportiv italian.
Pas deklarates se papritur te futbollistit qe mendon te braktise sportin, ka ardhur reagimi i menjehershem i teknikut zikalter, Jose Mourinho. “Interi ka bere gjithcka per ta ndihmuar edhe para se te vija une. E rendesishme eshte qe ai te jete i lumtur. Nese humbet lojtari dhe fiton njeriu, atehere nuk ka asgje te keqe”, shprehet portugezi.
Ne vijim, ai ka folur per kampionatin, duke kerkuar edhe 12 pike ne ndeshjet e ngelura qe trofeu te qendroje ne rrugen Turati. “Nuk mund te ecim me mendimin se Juventus mund te humbase pike rruges. Ne kemi mundesine te marrim 12 pike te plota ne ndeshjet e shtepise dhe praktikisht duhet ta fitojme kampionatin ne San Siro. Por tifozet duhet te kuptojne se ende nuk e kemi arritur objektivin dhe kemi nevoje per mbeshtetjen e tyre. Nuk me ka ndodhur asnjehere ta humbas kampionatin ne dy muajt e fundit, por asnjehere nuk i dihet. Nje jave me pare mendohej se avantazhi jone do shkonte nga 7 ne 5, ndersa shkuam ne 9 pike. Neser ku i dihet, mund te shkoje ne 6”, nenvizon karizmatiku i stolit zikalter.
Top Channel