
Kane mbetur vetem pak ore nga fillimi i sezonit te ri ne MotoGP dhe te gjitha skuadrat dhe pilotet pjesemarres ndodhen ne Katar per te bere pergatitjet e fundit.
Edhe kete sezon ashtu si vitin e kaluar projektohet nje duel mes Rossit dhe Kejsi Stoner per te fituar titullin kampion, nderkohe qe per skuadra pritet te jene ne gare Jamaha, Dukati dhe Honda. Skuadra italiane e Dukatit shihet si pretendentja kryesore per te fituar kete gare qe do te zhvillohet nen dritat e prozhektoreve.
Kampioni i botes ne fuqi, Valentino Rossi kerkon te arrije kuoten e 100 fitoreve ne garat e MotoGP. Suksesi ne Losail do e afroje italianin gjithnje e me shume me kete rekord pasi 30 vjecari deri tani ne karriere ka arritur te fitoje 97 gara. Nje e re per boterorin e MotoGP eshte edhe rikthimi pas 3 vjetesh i Sete Xhibernau me nje motor satelit te Dukatit.
Top Channel