Zgjedhjet lokale ne Kosove nuk do te shtyhen. Burime nga presidenca thone se se shpejti presidenti Sejdiu do te caktoje daten e mbajtjes se tyre, pas konsultimeve me partite politike.

“Zgjedhjet lokale ne Kosove do te mbahen ne vjeshten e ketij viti, sipas afateve qe percakton Kushtetuta e Kosoves”. Keshtu eshte shprehur Xhavit Beqiri, zedhenesi i presidentit Sejdiu, duke mohuar mundesine qe zgjedhjet te shtyhen.

Nderkohe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka shprehur dyshimin se partite ne pushtet do te manipulojne me rezultatin e zgjedhjeve.

Top Channel