G99, fushate me njeriun e Obames

10/04/2009 23:40

G99 eshte pushtuar nga besimi se do t’ia dale te realizoje qellimin e saj politik per zgjedhjet e ardhshme.

“Sot jemi jo vetem forca e katert ne vend, por po rritemi dite pas dite dhe nje fitore eshte e mundur”, eshte shprehur Arjan Mazniku.

E inkurajuar nga sondazhet e fundit, tani partia e te rinjve i ka syte te nje djalosh, i ardhur nga Shtetet e Bashkuara.

I diplomuar i Harvardit, Alex McPhillips ka qene shef i nje prej zyrave elektorale ne Florida per fushaten e presidentit Obama, e cila gjeneroi shume vota.

Ne Shqiperi ka ardhur jo si i derguar i qeverise amerikane, por si nje qytetar i thjesht dhe eshte i pakursyer ne levdata per G99-en.

Synimi i tij eshte organizmi i rrjetit te vullnetareve, sipas modelit te fushates se Obames.

“Historia e fushates se Obames eshte historia e njerezve te zakonshem”, theksoi McPhillips.

Por Erjon Veliaj e di se ne Shqiperi, ku luhet me rregulla te tjera, beteja nuk do te jete e lehte.

“Mos u habisni kur t’ju cilesojne si te perdale, por ne do t’ia dalim”, tha Veliaj.

Marrja e specialisteve amerikane te fushatave nuk eshte nje risi, Partia Demokratike ne 2005-en erdhi ne pushtet me ndihmen e kompanise se famshme “BG&R”.

Top Channel