
Deshtimi 4-0 ne cerekfinalen e pare te Champions League kunder Barcelones ka zhgenjyer gjithe kampin bavarez por lojtaret dalin ne krah te trajnerit Klinsmann.
Nje prej tyre eshte edhe sulmuesi italian Luca Toni, i cili mbeshtet teknikun para ndeshjes delikate kunder Frankfurtit. “Duhet te fitojme per trajnerin dhe skuadren. Nuk eshte trajneri ai qe luan ne fushe. Me vjen keq qe te gjithe kapen me te sepse kjo nuk eshte e drejte. Jemi te gjithe pergjegjes per ate qe ndodhi te merkuren. Tani duhet vetem te luajme ne fushe dhe te fitojme per trajnerin e skuadren”, shprehet bomberi nga Modena.
Humbja 4-0 ne Barcelone dhe ajo 5-1 ne fushen e Wolfsburg kane shkaterruar shpresat e Bayern Munchen per te vazhduar rrugetimin e suksesshem ne Champions League dhe Bundeslige.
Top Channel