Nje delegacioni i Kosoves ka braktisur ne menyre demonstrative takimin e CEFTA-s qe po mbahet ne Podgorice.

Sipas nje komunikate te Ministrise se Bujqesise fakti se organizatoret nuk kane pranuar ta prezantojne Kosoven me emrin e saj, por me emrin e UNMIK-ut ka mjaftuar per te irrituar delegacionin kosovar deri ne masen e largimit ne forme proteste.

Ne takimin e CEFTA-s, qe eshte duke u mbajtur prej dates 7 deri me 9 prill 2009, po merrnin pjese perfaqesues te Ministrise se Bujqesise dhe Ministrise se Tregtise e Doganave, ne krye te te cileve ishte Frymezim Isufaj, keshilltar politik.

Ne takim ka qene e parashikuar te bisedohet per rishikimin e politikave tregtare bujqesore, duke perfshire edhe masat mbrojtese, subvencionet ne eksport si dhe kembimi i informatave per tregtine e produkteve bujqesore.

CEFTA eshte organizmi i ngriur mbi bazen e marreveshjes per tregti te lire mes vendeve te rajonit, por ajo eshte kthyer ne nje problem per shtetin e ri te Kosoves prej disa muajsh.

Kjo per shkak se UNMIK-u pas shpalljes se pavaresise, nuk e ka ndryshuar dokumentacionin per ta shnderruar keshtu shtetin e ri ne trashegimtar te marreveshjes.

Kete situate e ka shfrytezuar Serbia e cila ka krijuar pengesa ne lidhje me qarkullimin e mallrave qe mbajne vulen e Republikes se Kosoves.

Megjithe protestat dhe paralajmerimet e qeverise se Kosoves se do t’i pergjigjet Serbise me te njejten monedhe, pra nuk do t’i lejoje mallrat serbe te hyjne ne Kosove, situata vazhdon te mbetet e pazgjidhur.

Top Channel