Te premten, funeral shteteror per viktimat e termetit

08/04/2009 10:25

Funerali shteteror i viktimave te termetit ne Abruzzo do te mbahet diten e premte ne oren 11.00. Ceremonia mortore do te jete kolektive dhe do te mbahet ne kete dite, qe perkon me te premten e shenjte, ne prag te Pashkeve.

Nderkaq, kryeministri Silvio Berlusconi njoftoi per sot se do te vizitoje qendren historike te Aquila-s se bashku me nje grup teknikesh per te verifikuar gjendjen ne te cilen ndodhet pasuria historike dhe arkitektonike e zones, si dhe per nje planifikim te nderhyrjeve qe do te kryhen. Neser zonen e prekur nga termeri do ta vizitoje edhe presidenti Giorgio Napolitano.

Sipas mediave italiane, pavaresisht tragjedise se tmerrshme, nje pergezim u duhet dhene forcave te emergjences, te cilet duke punuar prej dy ditesh pa asnje minute pushim, kane mundur te nxjerrin nga rrenojat 150 njerez te gjalle.

Por tashme problemi jane te pastrehet, 25000 te tille qe kane humbur gjithcka ne kete termet. Do te duhen vite te tera qe kjo zone t’i kthehet normalitetit dhe qe banoret te kene serish shtepite e tyre.

Demet e medha qe u shkaktuan kane ngjallur edhe dyshimet e medha. Autoritetet italiane kane ngritur grupe hetimi per te kontrolluar nese jane respektuar rregullat e ndertimit per zonat sizmike.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta