
Kryeprokurorja Ina Rama, u ka terhequr vemendjen vartesve te saj neper rrethe per disa ceshtje, te cilat jane pare si problematike ne analizat e kryera.
Numri nje i akuzes e konsideron si shqetesuese vendosjen e mases se arrestit me burg te personave, sidomos kur behet fjale per te mitur apo njerez me rrezikshmeri te ulet shoqerore.
“Prokuroria ka detyrimin ligjor te analizoje cdo rrethane kur merr nje mase sigurimi ndaj nje personi i cili merret nen hetim”, theksoi Rama.
Kryepokurorja kerkoi qe prokuroret te jene te kudjesshem, ndersa theksoi qe punonjesit e organit te akuzes te mos perfitojne nga pushteti qe u jep funksioni i tyre, pasi kjo jo vetem sjell shkeljen e te drejtave te individit, por demton edhe imazhin e Prokurorise.
Nder te tjera, Rama kerkoi nje qendrim me aktiv te prokuroreve ne gjetjen e problematikave te verteta neper ceshtjet gjyqesore.
Rama kerkon edhe rihapje te ceshtjeve te vjetra dhe zgjidhjen e tyre deri ne fund.
Top Channel