
Presidenti i Moldavise, Vladimir Voronin, ka akuzuar Rumanine se eshte perfshire ne protestat e dhunshme, qe perfshine dje kryeqytetin Chisinau. Trazirat pasuan fitoren e komunisteve ne zgjedhjet politike.
Lajmin e ka bere te ditur agjencia Interfax. Ambasadori rumun ne Moldavi eshte shpallur person i padeshirueshem. Ish-republika ruse ka vendosur te riktheje regjimin e vizave me Rumanine. Kete e deklaroi presidenti Voronin, sipas agjencise Ria Novosti.
Demonstruesit antikomuniste hyne dje me force ne ndertesen e parlamentit ne Moldavi, duke hedhur kompjuterat nga dritarja dhe duke ndezur zjarrje. Dhuna filloi pasi mijera protestues u mblodhen ne kryeqytetin moldav, per te protestuar kunder rizgjedhjes se qeverise komuniste.
Top Channel