Tragjedia qe goditi banoret e rajonit te Abruzzo-s ne Itali, ka prekur edhe shume personazhe VIP.
Faqja ne internet e revistes “People”, njofton se Madonna ka dhuruar 500 mije dollare per banoret e zonave te demtuara nga termeti. “Jam e gezuar qe mund te ndihmoj qytetin nga vijne paraardhesit e mi”, ka cituar zedhenesja Liz Rosenberg kengetaren.
“Zemra ime eshte prane atyre qe humben njerezit e dashur dhe shtepite e tyre”, thuhet ne mesazh. Gjysherit e mbretereshes se popit kane jetuar ne Pacentro, ne provincen Aquila deri ne vitin 1919.
Po keshtu eshte njoftuar se edhe ish-modelja italiane Carla Bruni ka dhuruar para per spitalin e Aquila-s. Ne nje leter derguar presidentit te rajonit, zonja e pare franceze shprehu dhimbjen per viktimat e termetit. “Deshiroj te kontribuoj personalisht ne mbeshtetje te viktimave, duke i bere nje dhurate spitalit te Aquila-s”, shkruan Bruni.
Top Channel