
Tri dite pas anetaresimit me te drejta te plota ne NATO, qeveria shqiptare dergon ne Cad kontingjentin e dyte paqeruajtes te perbere nga 63 trupa.
Prej tyre 9 jane oficere, 25 nenoficere dhe 29 ushtare profesioniste dhe ne krye te tyre eshte kapiten Mentor Palluci. Kjo eshte hera e dyte qe Forcat e Armatosura angazhohen ne nje mision paqeruajtes ne Afrike, nen flamurin e Kombeve te Bashkuara.
Misioni do te zgjase 6 muaj dhe do te kete si detyra kryesore: shoqerimin e kolonave, shoqerimin e personaliteteve, ruajtjen e objekteve te veçanta dhe te sigurise ne baze etj.
Gjate ceremonise se percjelljes se tyre ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili gjate fjales se tij shprehu nderimin dhe krenarine, qe mori pjese ne kete ceremoni te percjelljes te kontingjentit te dyte paqeruajtes ne Cad.
Top Channel