
Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Jap de Hoop Scheffer u ka uruar mireseardhjen ne aleance dy aleateve te rinj, Shqiperise dhe Kroacise.
“60 vjet me pare firmosem traktatin e Uashingtonit, qe rezultoi aleanca me e suksesshme. Ceremonia e sotme nenvizon se NATO mbetet unike. Me pranimin e dy vendeve te reja ne u beme 28 anetare dhe kjo eshte deshmi jo vetem e terheqjes se NATO-s sot, por edhe e kurajos dhe vizionit te themeluesve te saj”, ka deklaruar Scheffer ne fjalen e tij.
Ai shprehu kenaqesine qe dy vendet ballkanike zune vend ne tryezen e samitit te pak diteve me pare ne Strasburg. “Anetaresimi tregon se ideja e lirise eshte e parezistueshme, se kombet dhe njerezit pertej Atlantikut mblidhen bashke kur u jepet shansi te bejne zgjidhje te lire. Ky eshte tregues se sot ne Evrope gjeografia nuk eshte destinacion”, tha shefi i NATO-s.
Scheffer e vleresoi zgjerimin e NATO-s me dy anetare si domethenie te rendesishme per rajonin dhe vete Aleancen. “Per Shqiperine dhe Kroacine hyrja ne NATO eshte rezultat i nje perpjekjeje te gjate. Ato duan te kene nje vend ne aleancen, ku merren vendime per sigurine e Atlantikut Verior”.
Prania e dy vendeve te reja ne NATO, sipas Scheffer, eshte garanci per sigurine e tyre.
Top Channel