
Me pasojat e termetit tragjik ne Aquila jane perballur edhe shume shtetas shqiptare, qe jetojne ne kete zone. Gazetari i Top Channel ndodhet prane vendit te tragjedise ne fshatin Paganica ne zonen e Abruzzos ne Itali.
Ai bisedoi me disa emigrante shqiptare, te cilet rrefyen per Top Channel momentet e tmerrit dhe si munden te shpetojne te gjalle pas termetit te fuqishem. Pjesetaret e familjes Mertiri nga Kavaja kane qene fatlume, pasi kane arritur te dalin nga rrenojat.
“Lekundjet e para i ndjeme ne oren 10.00 dhe me pas ne oren 01.00 dhe 03.30. Nuk dolem nga shtepia, pasi ishim mesuar me lekundje te tilla, qe vazhdonin prej muajsh”, ka treguar njera nga vajzat e familjes Mertiri. Ajo tha se kishte shpetuar fale nderhyrjes se te vellait. “Isha ne krevat ne gjume, kur ndjeva se catia me ra siper. Sikur te mos ishte vellai nuk do te isha gjalle sot. Ai u fut ne erresire dhe me nxori jashte”, eshte shprehur mes loteve vajza. Per nenen e saj kjo eshte nje jete e dyte.
Edhe shqiptare te tjere, banore te Paganica, kane treguar se kane vrapuar jashte pasi kane ndjere lekundjet dhe se shtepite e tyre jane demtuar dhe jane te pabanueshme. Ata nuk raportojne per viktima te tjere shqiptare, por konfirmuan vdekjen e vogelushit 4-vjecar, Elsajed Boshti, qe u njoftua naten e mbremshme.
Shqiptaret e kaluan naten neper tendat e krijuara nga autoritetet italiane, se bashku me te pastrehet e tjere.
Top Channel