Obama: Kapitull te ri ne raportet me myslimanet

07/04/2009 13:40

Presidenti amerikan Barack Obama i ka dhene fund turneut europian, duke deklaruar angazhimin per nje kapitull te ri ne marredheniet mes SHBA-se dhe botes myslimane.

Gjate nje fjalimi perpara studenteve ne Stamboll, Obama u shpreh se kerkonte te shenonte nje faqe te re ne keto marredhenie. Obama tha se vleresonte besimin islam dhe se SHBA eshte pasuruar me amerikanet myslimane. “Shume amerikane kane myslimane ne familjet e tyre ose kane jetuar ne vende me shumice myslimane. Une e di kete, sepse jam njeri prej tyre”, u shpreh Obama.

“Kur njerezit te shohin prapa ne kohe, le te thuhet per Ameriken se ne zgjatem doren e miqesise”, shtoi presidenti. Pavaresisht se komentet e Obames shkuan me larg nga c’pritej, per analistet ekzistojne pikepyetje, nese fjalet e tij te ngrohta do te cojne edhe ne permiresimin e marredhenieve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA