Ngrihet flamuri shqiptar ne NATO
07/04/2009 09:25
Flamuri shqiptar valevitet mes flamujve te tjere te vendeve anetare te NATO-s ne seline e Aleances ne Bruksel.
Eshte zhvilluar ne keto momente ceremonia e ngritjes se flamujve te dy vendeve me te reja te NATO-s, Shqiperise dhe Kroacise. Ceremonia ka nisur me luajtjen e himnit shqiptar nga banda e NATO-s, i cili eshte shoqeruar edhe me ngritjen e flamurit shqiptar.
Me pas eshte luajtur himni kroat, shoqeruar gjithashtu me ngritjen e flamurit kroat dhe se fundi himni me flamurin e Aleances. Kryeministri Sali Berisha, ministri i Jashtem Lulzim Basha dhe ambasadori Artur Kuko ndodhen ne Bruksel per te perfaqesuar Shqiperine ne ceremonine e sotme.
Top Channel