
Per here te pare kryeministri shqiptar, Sali Berisha eshte shfaqur ne sallen ku mbahen konferencat per shtyp ne NATO dhe jo me korridoreve te selise sic eshte vepruar deri tani me perfaqesuesit e delegacionit shqiptar.
Ne konferencen e perbashket me kryeministrin kroat Ivo Sanader, shefi i qeverise shqiptare tregoi se tashme ka nisur epoka e re.
“Anetaresimi ne NATO, valevitja e flamurit shqiptar krahas atyre te vendeve aleate, hap shansin per Shqiperine per nje epoke te re, ne te cilen shqiptaret do te mund te ndertojne te ardhmen e tyre te sigurte ne liri. Kjo epoke i jep vendit tim nje pashaporte te re ate te besimit boteror ndaj saj”, u shpreh Berisha.
Kryeministri shpjegoi se me antaresimin e Shqiperise dhe Kroacise, vendet e rajonit do te kene avokatin e tyre ne NATO, vecanerisht Kosova, Bosnja dhe Maqedonia.
Ndersa kryeministri kroat, Ivo Sanader rrefeu se ndihej keq qe ceremonise se ngjyrave dhe konferences se perbashket per shtyp i mungonte Maqedonia.
Top Channel