Parlamenti grek ka votuar per nisjen e hetimeve ndaj nje ish-ministri, deputet i partise ne pushtet, Demokracia e Re. Ai dyshohet per perfshirjen ne nje skandal korrupsioni.

Hetimi ve ne rrezik shumicen e brishte dhe ngre hipotezen e zgjedhjeve te parakohshme. Me nje votim sekret parlamenti votoi per hapjen e hetimeve, qe mund ta detyrojne Aristotele Pavlidis te jape doreheqjen, qe per momentin e ka refuzuar.

Kryeministri Karamanlis mund te detyrohet ta largoje ate. Ne te dyja rastet qeveria do te humbiste maxhorancen vetem me nje vend ne parlament.

Top Channel