Termeti, Obama ngushellon familjet italiane
06/04/2009 13:45
Presidenti amerikan Barack Obama u ka shprehur ngushellime familjeve italiane, qe u preken nga termeti i fuqishem, qe goditi Abruzzon.
Nga Turqia ku ndodhet per nje vizite zyrtare, Obama shprehu keqardhjen per kete tragjedi. “Duam t’u shprehim ngushellimet familjeve dhe shpresojme qe skuadrat e shpetimit ta minimizojne demin sa me shume qe te jete e mundur”, tha Obama.
Si pasoje e lekundjeve te forta te termetit, u shkaterruan rreth 10 mije ndertesa. Ndersa vazhdojne kerkimet per gjetjen e trupave, rruget e ngushta ne L’Aquila dhe ne fshatrat malore prane epiqendres se termetit, e kane veshtiresuar hyrjen e automjeteve dhe pajisjeve.
Top Channel