Termeti, nje sizmiolog parashikoi tragjedine

06/04/2009 10:25

Ne situaten tragjike qe solli termeti ne Italine fqinje, vendi eshte perfshire edhe nga polemikat per parandalimin e viktimave te kesaj fatkeqesie natyrore.

Debati eshte perqendruar mes kreut te Mbrojtjes Civile dhe njerit prej sizmiologeve te observatorit te Gran Sasso, qe kishte parashikuar pak dite me pare lekundjet. Kreu i Mbrojtjes Civile, Guido Bertolaso, kishte reaguar duke i quajtur budallenj persona te tille qe perhapnin lajme false dhe kishte kerkuar ndeshkim.

“Termeti i nates se sotme nuk ishte i parashikueshem. E dime qe eshte nje zone sizmike dhe ditet e fundit jane regjistruar lekundje. Profetet thone se mund te parashikohej, por nuk eshte keshtu”, deklaroi Bertolaso.

Sipas tij, ne nje takim me sizmiologet me te njohur italiane u arrit ne perfunimin se nuk mund te evakuohej nje rajon i tere mbeshtetur ne parashikime.

Nderkohe alarmi ishte dhene nga sizmiologu Giampaolo Giuliani, qe kishte njoftuar se rajoni i Abruzzos do te goditej nga nje termet shkaterrues.

“Nuk eshte e vertete se termetet nuk mund te parashikohen. Ka mbi 10 vjet qe ne arrijme te shohim zhvillime te tilla sizmiologjike ne nje distance prej 100-150 kilometrash. Prej tre ditesh ne shihnim nje rritje te forte te radon (terreni i lengshem qe lidhet me levizjet sizmike). Rritjet sinjalizojne termete te fuqishem”, rrefen Giuliani.

Sipas sizmiologut tragjedia ne njerez mund te parandalohej, pasi aparaturat e sinjalizuan, ndersa shpreh hidherim per neglizhencen e treguar.

Top Channel