Eurodeputetja Doris Pack ka kerkuar qe procesi i decentralizimit ne Kosove te vazhdoje, por per kete nevojitet edhe vullneti i Beogradit.

Pas takimit me kryeministrin Hashim Thaci, Pack vleresoi progresin, por tha se ka ende shume pune per te bere. Thaci premtoi se qeveria do te kryeje gjitha detyrimet deri ne shtator te ketij viti, kur pritet te behet raporti i fizibilitetit me Bashkimin Evropian.

Pack ka porositur institucionet e Kosoves te vazhdojne angazhimet per permbushjen e planit te Marti Ahtisarit, vecanerisht ne fushen e decentralizimit. “Ne kete proces duhet vullneti i Beogradit, qe te lejoje serbet e Kosoves te jene te perfshire”, ka thene Pack.

Nje delegacioni i parlamentit evropian po viziton Kosoven dhe do te takohet edhe me presidentin Fatmir Sejdiu dhe me zyrtare te tjere.

Top Channel