Procesi zgjedhor ne raundin e dyte ne Maqedoni ka permbushur shumicen e standarteve nderkombetare dhe ishte me i mire sesa raundi i pare, pavaresisht se kane mbetur disa kritere te pa plotesuara.

Vleresimi ne fjale eshte bere sot nga shefi i misionit te OSBE/ODIHR, Piter Ajker, i cili ka vleresuar organizimin e raundit te dyte.

“Jemi te kenaqur qe pame nje mjedis te qete dhe nje situate zgjedhore te mireorganizuar, ndonese disa aspekte te fushates ulen cilesine e procesit zgjedhor”, ka deklaruar Ajker.

Sipas vezhguesve nderkombetare, procesi zgjedhor i raundit te dyte eshte cenuar nga presionet dhe trembja e votuesve.

Top Channel