Obama: Mbeshtetje dialogut Turqi-Armeni
06/04/2009 16:15
Presidenti amerikan Barack Obama gjate vizites se tij ne Ankara eshte shprehur ne favor te dialogut mes Turqise dhe Armenise, si dhe ka shprehur gatishmerine per te dhene ndihmen e tij ne kete drejtim.
Nder te tjera, presidenti amerikan e cilesoi Turqine si nje “aleat kritik” te SHBA. “Shtetet e Bashkuara nuk jane ne lufte me Islamin, por e konsiderojne si jetik partneritetin me boten myslimane”, ka pohuar Obama duke shtuar se Uashingtoni mbeshtet me te gjitha forcat hyrjen e Turqise ne BE.
Me tej, lidhur me ceshtjen berthamore iraniane Obama eshte shprehur se, “Irani duhet te zgjedhe nese te krijoje nje arme, apo nje te ardhme me te mire per popullin e tij”.
Top Channel