Izraeli mirepret deklaraten e Obama

06/04/2009 18:05

Kryeministri i ri izraelit, Benyamin Netanyahu ka vleresuar deklaraten e bere nga presidenti amerikan Barack Obama ne Ankara.

Obama riafirmoi angazhimin e vendit te tij ne zgjidhjen e konfliktit te Lindjes se Mesme, bazuar ne ndertimin e shtetit palestinez perkrah atij izraelit.

“Qeveria izraelite mbetet e angazhuar per arritjen e ketyre objektivave dhe ne nje te ardhme te afert do te formuloje politiken e saj per t’i realizuar ne bashkepunim me SHBA”, thuhet ne nje komunikate te qeverise izraelite.

 

Top Channel