Itali, termeti ne Abruzzo, fuqi mbi 6 balle
06/04/2009 16:45
Fuqia e termetit qe shkaktoi mbi 100 te vdekur ne Abruzzo te Italise ka qene 6.2 balle e shkalles Rihter.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, te cilat iu referohen burimeve prane Institutit lokal te Gjeofizikes.
Nderkohe, kreu i Mbrojtjes Civile ne Itali, Guido Bertolaso ka deklaruar pak me pare se tragjedia nuk mund te parandalohej.
“Termeti nuk mund te parashikohej”, ka deklaruar ai. Zyrtari ka marre edhe mbeshtetjen e kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.
Top Channel